LEGRABOX

Dizajn i thjeshtë linear me stil të qartë dhe komoditet tepër të lartë në lëvizje – ky është LEGRABOX, sistemi i ri elegant Blum i sirtarëve.

Show Filters

Showing all 12 results

 

LEGRABOX është aq i larmishëm sa edhe vetë hapësira e shtëpive dhe përdoret për të gjitha ambientet e banimit dhe fusha të ndryshme përdorimi. Këtij sistemi i përshtatet edhe AMBIA-LINE, një sistem i ndarjes së brendshme që është ideuar në mënyrë të veçantë për këtë dizajn. Për një pamje harmonike në të gjitha ambientet e shtëpisë.

Të drejta nga brenda dhe jashtë

Pjesët e holla anësore me një trashësi prej vetëm 12.8 mm ndërthuren në mënyrë harmonike në çdo mobilie. Çdo komponent i LEGRABOX përshtatet në mënyrë perfekte me tjetrin dhe krijon kalime të bukura

 

Koncept i ri ngjyrash

LEGRABOX prezantohet me një koncept krejt të ri ngjyrash. Materiali është universal dhe ose përbëhet prej inoksi me veshje kundër shenjave të gishtave, ose prej çeliku me veshje pa shkëlqim. Në këtë mënyrë krijohet një ndjeshmëri e veçantë

Variantet e dizajnimit

Krahas LEGRABOX pure me sipërfaqe pa shkëlqim, ka edhe LEGRABOX free me element për vendosje me sipërfaqe të madhe. LEGRABOX free ofron liri në mobilim individual përmes përdorimit të materialeve të ndryshme si xham, dru ose edhe gur

Cilësia e lëvizjes

Me shinat e dollapit LEGRABOX u zhvillua një sistem i ri i shinave rrëshqitëse me cilësi të shkëlqyer të lëvizjes. Forca e vogël e hapjes dhe rrëshqitja e lehtë e sinkronizuar transmetojnë ndjesinë e qetësisë dhe cilësisë në lëvizje

NE PERDORIM

  • LEGRABOX