BLUM

Rreth kompanisë Blum
E themeluar para më shumë se 60 vjetësh nga Julius Blum, kompania Blum është sot një biznes nën administrim familjar e shtrirë në mbarë botën. Në fushat strategjike të biznesit bëjnë pjesë sistemet e menteshave, të sirtarëve dhe të kanateve. Në qendër të zhvillimit të çdo produkti qëndron përpjekja për lëvizjen perfekte.

Showing all 6 results

Showing all 6 results

Blum në Austri dhe në mbarë botën

Blum ka shtatë uzina në Austri (Vorarl- berg) dhe fabrika të tjera prodhimi në Po- loni, SHBA dhe Brazil, si dhe 27 kompani bija ose kompani përfaqësimi. Kompania ofron produktet e saj në mbi 120 tregje në mbarë botën. Në grupin Blum punojnë gjithsej 6400 punonjës, nga të cilët 4800 punojnë në Vorarlberg.

Rrjeti global i klientëve

“Qoftë prodhues, tregtar, montues apo përdorues i thjeshtë – çdokush duhet të përfitojë nga avantazhet e produkteve Blum dhe të nxjerrë prej tyre fitimin per- sonal”, kjo është ajo që nënkupton filozo- fia e rrjetit global të klientëve të Blum.

Novacionet

Për t’i mbështetur klientët me zgjidhje no- vatore për aksesorët dhe për të garantuar suksesin afatgjatë në biznes, nevojiten investime të vazhdueshme në kërkim dhe zhvillim, në fabrika dhe impiante, si dhe në formimin e bashkëpunëtorëve. Me më shumë se 1200 patenta të regjistruara në mbarë botën, kompania Blum futet në listën e kompanive më novatore të Austrisë.

Cilësia

Perceptimi gjithëpërfshirës i cilësisë nga Blum nuk shtrihet vetëm te produktet e saj. Edhe në shërbimet e saj dhe në bashkëpunimin me klientët dhe partnerët, kompania Blum kërkon të përmbushë të njëjtat kërkesa të larta për cilësinë.

Mjedisi

Te Blum janë të bindur se sjellja e përgjegjshme ekologjike është gjithashtu edhe me përfitim ekonomik në planin afatgjatë. Në këtë mënyrë, jetëgjatësia e produkteve është vetëm një aspekt nga shumë të tillë në këtë drejtim. Masa të tjera të rëndësishme janë shfrytëzimi i proceseve që mbrojnë mjedisin, përdo- rimi i materialeve në mënyrë inteligjente dhe menaxhimi i kujdesshëm i energjisë.

DYNAMIC SPACE

Ecuritë e mira të punës (Workflow), sh- frytëzimi i hapësirës optimale të ruajtjes (Space) dhe komoditeti i lartë në lëvizje (Motion) janë karakteristikat kryesore të një kuzhine praktike. Me idetë e saj për kuzhinat praktike, Blum dëshiron që në qendër të prodhimit të mobilieve të jenë funksioni, komoditeti dhe ergonomia.