Përshkrimi
MISHELATOR BLANCO LANORA-S
Mishelator BLANCO LANORA-S eshte nje rubinet me dizajn modern, te paster dhe funksional. I krijuar per kuzhina bashkekohore qe kerkojne cilesi te larte dhe komoditet ne perdorimin e perditshem. I prodhuar nga çelik inox solid me perfundim te krehur, LANORA-S ofron pamje premium. Po ashtu edhe rezistence te larte dhe jetegjatesi te garantuar.
Gryka e larte me hark, e pajisur me sperkates dore prej metali. Kjo e ben shume te lehte mbushjen e tenxhereve te medha dhe vazove, si edhe pastrimin e lavapjates. Gryka qe rrotullohet 190° ofron shtrirje te mjaftueshme dhe fleksibilitet gjate punes ne kuzhine, pa zene hapesire te panevojshme.
Nje avantazh i rendesishem eshte leva e kontrollit me pozicion neutral vertikal. Ajo lejon montim prane murit ose paneleve te pasme pa pengesa. Funksioni cold start ndihmon ne kursimin e energjise, pasi rubineti nis gjithmone me uje te ftohte dhe aktivizon ujin e ngrohte vetem kur eshte e nevojshme.
LANORA-S eshte e pajisur me bobine qeramike per funksionim te qete dhe te besueshem. Gjithashtu edhe me rregullator uji te patentuar qe redukton ndjeshem formimin e gelqeres, duke e bere mirembajtjen me te lehte. Sperkatesi rikthehet ne menyre te kontrolluar fale peshes se integruar ne tubin e veshur me najlon.
Tubat fleksibel lidhes 700 mm dhe pllaka stabilizuese sigurojne montim te forte dhe te qendrueshem, veçanerisht ne lavapjata inoxi. Rubineti eshte gjithashtu i pajisur me valvul kunder kthimit te ujit, ne perputhje me standardin EN 1717, per siguri maksimale ne perdorim.
Specifikat teknike:
- Gryke qe rrotullohet 190°
- Gryke e larte me sperkates dore prej metali
- Bobine qeramike
- Funksion cold start per kursim energjie
- Rregullator uji i patentuar kunder gelqeres
- Tub sperkatesi i veshur me najlon, me peshe rikthyese
- Tuba fleksibel lidhes: 700 mm, dado 9,5 mm
- Pllake stabilizuese per montim te sigurt
- Material: çelik inox solid, perfundim i krehur
- Valvul kunder refluksit sipas EN 1717
BLANCO LANORA-S eshte zgjedhja ideale per ata qe kerkojne dizajn minimalist, cilesi premium dhe funksionalitet te avancuar ne nje rubinet kuzhine me sperkates dore.
















