Përshkrimi
MISHELATOR BLANCO LANORA
Mishelator BLANCO LANORA eshte nje rubinet kuzhine me dizajn modern dhe te paster. I krijuar posacerisht per ata qe kerkojne cilesi te larte, funksionalitet dhe elegance te qendrueshme ne perdorim te perditshem. I prodhuar nga çelik inox solid me perfundim te krehur, LANORA ofron jo vetem pamje premium, por edhe rezistence dhe jetegjatesi te larte.
Gryka e larte me hark e ben shume te lehte mbushjen e tenxhereve te medha dhe vazove. Kjo e ben rubinetin praktik edhe per perdorim intensiv ne kuzhine. Gryka qe rrotullohet 360° ofron liri te plote levizjeje. Po ashtu edhe fleksibilitet maksimal gjate larjes dhe pastrimit.
Nje detaj shume praktik eshte leva e kontrollit me pozicion neutral vertikal. Ajo lejon montim me prane murit apo paneleve te pasme te kuzhines, pa pengesa ne perdorim. Funksioni cold start ndihmon ne kursimin e energjise. Kjo e fundit pasi rubineti nis gjithmone me uje te ftohte dhe aktivizon ujin e ngrohte vetem kur eshte e nevojshme.
LANORA eshte e pajisur me bobine qeramike per funksionim te qete dhe te besueshem. Gjithashtu eshte e paisur edhe me rregullator uji te patentuar qe redukton ndjeshem formimin e gelqeres. Si rrjedhoje e ben mirembajtjen me te lehte. Tuba fleksibel lidhes 700 mm dhe pllaka stabilizuese sigurojne montim te forte dhe te qendrueshem. Veçanerisht ne lavapjata inoxi.
Fale materialit inox, rubineti ruan pamjen e tij me kalimin e kohes. Gjithashtu siperfaqja ka aftesi veterigjeneruese ndaj gervishtjeve te lehta. Kjo e ben LANORA nje zgjedhje afatgjate per çdo kuzhine moderne.
Specifikat teknike:
- Gryke qe rrotullohet 360°
- Bobine qeramike
- Rregullator uji i patentuar kunder gelqeres
- Tuba fleksibel lidhes: 700 mm, dado 9,5 mm
- Pllake stabilizuese per montim te sigurt
- Material: çelik inox solid, perfundim i krehur
BLANCO LANORA eshte zgjedhja ideale per ata qe duan dizajn minimalist, cilesi te larte dhe kursim energjie ne nje rubinet te vetem.








