Përshkrimi
MISHELATOR BLANCO CATRIS-S FLEXO
Mishelator Blanco CATRIS-S Flexo eshte nje rubinet kuzhine me dizajn gjysme-profesional. Eshte krijuar per perdorues qe kerkojne funksionalitet te larte pa hequr dore nga pamja elegante. Linjat klasike kombinohen ne menyre harmonike me elemente moderne. Kjo e ben ate model te pershtatshem per kuzhina bashkekohore dhe hapesira pune intensive.
Gryka fleksible e zeze prej silikoni ofron liri te madhe levizjeje. Ajo e ben shume me te lehte pastrimin e lavapjates, eneve te medha apo mbushjen e tenxhereve. Sperkatesi me dy funksione lejon kalimin e menjehershem nga rrjedhe e ajrosur, ideale per perdorim te perditshem dhe larje te bute, ne sperkatje te fuqishme shpelarese per pastrim me efikas. Funksioni i ndalimit te integruar te rrjedhes shton kontroll dhe kursim uji gjate perdorimit.
Mbajtesja magnetike siguron qe sperkatesi te rikthehet gjithmone sakte ne vendin e saj. Kjo e ben perdorimin praktik dhe te rezistent gjate kohes. Gryka qe rrotullohet 360° ofron shtrirje te plote ne zonen e lavapjates. Lartesia e ulet e rubinetit e ben ate ideal per instalim nen dollape muri.
CATRIS-S Flexo eshte i pajisur me bobine qeramike per funksionim te sakte dhe jetegjatesi. Gjithashtu eshte e paisur edhe me rregullator uji te patentuar qe redukton ndjeshem formimin e gelqeres. Seti perfshin tuba fleksibel lidhes 700 mm, pllake stabilizuese per montim te sigurt ne lavapjata inoxi. Gjithashtu vjen me valvul kunder kthimit te ujit, e certifikuar sipas standardit EN 1717.
Ky model eshte nje zgjedhje ideale per kuzhina ku funksionaliteti, kontrolli dhe komoditeti jane po aq te rendesishme sa dizajni.
















