LAVAPJATE INOX

Lavapjate inoksi: Klasik. Të përjetshëm. Të bukur.

Showing 13–24 of 24 results

lavapjate inoksi

Inoksi ka katakteristika natyrore që e bëjnë këtë material të përkryer për lavapjata. BLANCO përdor vetëm materiale të cilësisë më të lartë në proçesin e prodhimit dhe i nënshtrohet testeve më të rrepta. Rezultati është një lavapjate inoksi BLANCO i klasit të parë i cili plotëson standardet më të larta në treg.

Klasik dhe të përjetshëm.
Për shkak të ngjyrës së tij neutrale, inoksi përshtatet në çdo mjedis kuzhine. Lavapjatat inoks BLANCO qëndrojnë të pandryshuar. Edhe pas një kohe të gjatë përdorimi. Të shndritshëm dhe të veçantë.

Rezistent ndaj ndryshkut.
Falë karakteristikave të tij natyrore, inoksi nuk ndryshket.

Rezistent ndaj nxehtësisë.
Inoksi është rezistent ndaj temperaturave të larta deri në 300°C. Gjithashtu, lavam- ani mud të montohet poshtë dritares ku shkëlqen dielli – nuk do të ndodhë asnjë lloj çngjyrosje.

Higjienik.
Inoksi është materiali i punës më i sigurt në treg. Është tërësisht i sigurt për ushqimin- nuk ndodh infektimi i ushqimit përmes kontaktit.

Rezistent.
Inoksi BLANCO është natyralisht rezistent ndaj acideve shtëpiakë (psh. acidet e limonit). Për më tepër, nuk është e nevojshme të shqetësohesh nëse kafeja, vera apo çdo lloji fruti bie në kontakt me lavamanin. Materialit nuk i ndodh asgjë.

I lehtë për t’u pastruar.
Inoksi BLANCO do ta ruajë sipërfaqen e tij të shndritshme për dekada – me pak kujdes. Pastrohet me pastrues standard shtëpie. Një produkt i veçantë BLANCO për të mirëmbajtur lavapjaten është BLANCO POLISH – i cili mund të përdoret periodikisht.

lavapjate inoksi