Përshkrimi
MISHELATOR BLANCO LINUS-S SILGRANIT
Mishelator Blanco LINUS-S SILGRANIT eshte versioni me fleksibel i linjes se njohur LINUS, i projektuar per kuzhina moderne ku funksionaliteti eshte po aq i rendesishem sa dizajni. Me forme minimalistike dhe linja te pastra. Ky rubinet pershtatet lehtesisht ne çdo ambient kuzhine pa dominuar vizualisht hapesiren.
Ndryshimi kryesor nga LINUS standard eshte gryka me sperkates terheqes, e cila ofron liri shume me te madhe levizjeje gjate puneve te perditshme. Sperkatesi metalik me cilesi te larte terhiqet lehtesisht dhe rikthehet ne pozicion fale sistemit me peshe. Duke e bere pastrimin e lavapjates, eneve dhe ushqimeve shume me praktik.
Gryka e larte lehteson mbushjen e tenxhereve te medha dhe vazove. Ndersa rrotullimi deri ne 140° siguron shtrirje te mjaftueshme pa kufizuar hapesiren e punes. Rregullatori i ujit i patentuar ndihmon ne reduktimin e ndjeshem te gelqeres. Duke e bere mirembajtjen me te thjeshte dhe duke ruajtur performancen ne kohe.
LINUS-S eshte i pajisur me bobine qeramike per funksionim te qete dhe jetegjatesi, si dhe me valvul kunder kthimit te ujit sipas standardit EN 1717, per siguri maksimale ne perdorim. Montimi eshte i qendrueshem fale pllakes stabilizuese, veçanerisht ne lavapjata inoxi.
Specifikimet teknike:
- Gryke terheqese sperkatese
- Sperkates metalik me cilesi te larte
- Gryke e larte, e rrotullueshme 140°
- Bobine qeramike
- Rregullator uji i patentuar kunder gelqeres
- Tub sperkatesi me peshe per rikthim te kontrolluar
- Valvul kunder kthimit te ujit, sipas EN 1717
- Kerkon vrime montimi Ø 35 mm
- Tuba fleksibel lidhes: 700 mm, dado 9,5 mm
- Pllake stabilizuese per montim te sigurt
Fale kombinimit te dizajnit minimalist dhe funksionalitetit te avancuar, BLANCO LINUS-S eshte zgjedhje ideale per ata qe kerkojne nje rubinet elegant. Praktik dhe te besueshem per perdorim te perditshem.
















