Përshkrimi
VESHJE MURALE EGGER H2032 ST10 Light Hunton Oak është një zgjedhje ideale për ata që kërkojnë një pamje autentike. Rustike dhe plot karakter në ambientet e tyre të brendshme. I frymëzuar nga druri natyral i lisit, ky dekor dallon për dërrasat e tij të theksuara, çarjet dhe nyjet e dukshme. Të cilat krijojnë një efekt vizual të pasur dhe shumë realist. Këto elemente i japin sipërfaqes një ndjesi të gjallë dhe dinamike. Duke e bërë atë të përshtatshëm për hapësira ku dëshirohet të krijohet një atmosferë e ngrohtë dhe mikpritëse.
Ngjyra e çelët e Hunton Oak e bën këtë dekor shumë të lehtë për t’u kombinuar me materiale dhe ngjyra të tjera. Ndërsa kontrasti me tonalitete të errëta, veçanërisht me të zezën, krijon një efekt modern dhe tërheqës. Është veçanërisht i përshtatshëm për përdorim si sipërfaqe tavoline, banaku apo sipërfaqe pune. Ku detajet natyrale të drurit mund të vlerësohen maksimalisht.
Struktura ST10 Deepskin Rough i shton këtij produkti një dimension të fortë taktil. Duke imituar në mënyrë të shkëlqyer ndjesinë e drurit të papërpunuar. Kjo teksturë e thellë dhe e ashpër rrit ndjeshëm realizmin dhe i jep sipërfaqes një karakter të fortë dhe autentik. Për më tepër, teknologjia XL repeat redukton dukshëm përsëritjen e elementeve si çarjet dhe nyjet. Duke e bërë pamjen edhe më natyrale dhe të besueshme në sipërfaqe më të mëdha.
Ky dekor është pjesë e konceptit Interior Match të EGGER, ku mund të kombinohet në mënyrë perfekte me dyshemenë laminate EPL043 nga koleksioni EGGER PRO Flooring. Duke krijuar një harmoni të plotë në dizajnin e brendshëm.
VESHJE MURALE EGGER H2032 ST10 Light Hunton Oak
Eshtë me drejtim (ujrash), çka nënkupton se orientimi gjatë montimit është i rëndësishëm për të arritur efektin maksimal estetik dhe natyral. Me cilësinë e lartë që ofron EGGER, ky dekor garanton qëndrueshmëri, stil dhe një pamje mbresëlënëse për çdo hapësirë.




