Përshkrimi
MELAMINE EGGER H1346 ST32 Anthracite Sherman Oak
MELAMINE EGGER H1346 ST32 Anthracite Sherman Oak është një dekor druri me karakter rustik dhe pamje të “used wood”. I cili sjell një estetikë të thellë dhe shumë autentike në dizajnin e brendshëm. Ky interpretim modern i lisit kombinon natyralitetin me një stil të fortë vizual. Duke krijuar hapësira me identitet të veçantë dhe karakter të dallueshëm.
Pamja e H1346 Anthracite Sherman Oak bazohet në një skemë ngjyrash antracit, që reflekton trendin bashkëkohor të drurëve të errët dhe efekteve të djegura natyrale. Ky dekor funksionon shumë mirë në kombinim me materiale moderne dhe tone neutrale, duke sjellë kontraste elegante dhe një ndjesi premium në ambient.
Struktura sipërfaqësore ST32 Feelwood Vintage e sinkronizuar thekson efektin rustik dhe e bën sipërfaqen të ndihet si dru i vërtetë i përdorur me kohë. Ky kombinim rrit realizmin vizual dhe shton një dimension të prekshëm, natyral dhe shumë realist.
H1346 Anthracite Sherman Oak është zgjedhja ideale për mobilie moderne, ambiente industriale dhe projekte interieri ku kërkohet një kombinim mes natyralitetit rustik dhe stilit bashkëkohor të errët.
Karakteristikat kryesore:
- Pamje rustike lisi me efekt “used wood”.
- Tonalitet antracit me frymë moderne dhe industriale.
- Kontraste të thella dhe karakter i fortë vizual.
- Strukturë ST32 Feelwood Vintage e sinkronizuar.
- Ndjesi reale e drurit të vjetër dhe natyral.
- Interior Match me dyshemenë EPL186.
- Ideal për mobilie dhe ambiente moderne industriale.
- Me drejtim (ujrash).




