Përshkrimi
VESHJE MURALE EGGER F234 ST76 Light Grey Scivaro Slate
VESHJE MURALE EGGER F234 ST76 Light Grey Scivaro Slate është një dekor që kombinon elegancën moderne me natyralitetin e ashpër të gurit shist. Në këtë variant me ngjyrë të hapur, autenticiteti i materialit vihet në pah në një mënyrë më të butë dhe të balancuar. Duke e bërë dekorin shumë të adaptueshëm në ambiente të ndryshme.
Pamja e F234 Light Grey Scivaro Slate karakterizohet nga një gri e hapur dhe e qetë. Që funksionon pothuajse si një ngjyrë uni. Kjo e bën atë një bazë ideale për kombinime të shumta me materiale si druri, metali apo sipërfaqe neutrale. Duke krijuar ambiente moderne, të pastra dhe elegante.
Struktura ST76 Mineral Rough Matt është një element kyç që i jep këtij dekori karakterin e tij autentik. Sipërfaqja e ashpër dhe mat krijon një ndjesi reale guri. Duke shtuar thellësi dhe një përvojë taktile të veçantë që pasqyron natyrën e shistit.
Falë teknologjisë XL repeat, F234 Light Grey Scivaro Slate ofron një pamje më natyrale dhe më të vazhdueshme në sipërfaqe të mëdha. Përsëritja e reduktuar e modelit shmang efektin artificial dhe rrit realizmin e përgjithshëm të dekorit.
Ky dekor është zgjedhja perfekte për pulta kuzhine, mobilie moderne, panele muri dhe hapësira të brendshme ku kërkohet një balancë mes thjeshtësisë, natyrshmërisë dhe elegancës së gurit. Drejtimi i fibrave (me drejtim ujrash) shton më shumë realizëm dhe dinamizëm vizual.
Karakteristikat kryesore:
Pamje e gurit shist në nuancë gri të hapur.
Estetikë e qetë dhe e përmbajtur, e përdorshme si ngjyrë uni.
Alternativë elegante dhe natyrale ndaj betonit.
Strukturë ST76 Mineral Rough Matt për ndjesi autentike dhe të ashpër.
Teknologji XL repeat për pamje natyrale në sipërfaqe të mëdha.
Kombinohet lehtësisht me dru, metal dhe tone neutrale.
Ideal për kuzhina, mobilie dhe panele muri.
Me drejtim (ujrash) për efekt më realist.
Zgjidh F234 Light Grey Scivaro Slate për të krijuar ambiente moderne, të ndritshme dhe me një karakter natyral të sofistikuar.





