Përshkrimi
MELAMINE EGGER H1715 ST12 Parona Walnut
MELAMINE EGGER H1715 ST12 Parona Walnut është një dekor druri me karakter klasik të riinterpretuar në një stil modern dhe të butë. I frymëzuar nga arrat dhe drurët e ngrohtë me tone të kuqërremta, ky dekor sjell elegancë natyrale dhe një atmosferë të balancuar në ambientet e brendshme.
Nuanca Parona Walnut paraqet një kafe të çelët me tonalitete të kuqërremta. Duke iu afruar estetikisht edhe drurit të qershisë. Ky kombinim i jep dekorit një pamje të ngrohtë, të rafinuar dhe shumë të përshtatshme për dizajne klasik-moderne.
Gradienti linear i ngjyrave dhe prania e elementeve të lehta të strukturës së drurit krijojnë një efekt natyral dhe të gjallë. Duke e bërë dekorin të përshtatshëm si për projekte tradicionale, ashtu edhe për interierë bashkëkohorë dhe të qëndrueshëm në kohë.
Sipërfaqja ST12 Omnipore Matt i jep dekorit një ndjesi mat dhe natyrale në prekje. Duke përforcuar karakterin autentik të drurit dhe duke krijuar një pamje të rafinuar dhe elegante.
EGGER H1715 ST12 Parona Walnut është zgjedhja ideale për mobilieri elegante, ambiente të ngrohta dhe projekte të dizajnit të brendshëm ku kërkohet kombinim mes traditës dhe modernitetit.
Karakteristikat kryesore:
- Dekor druri klasik i riinterpretuar.
- Nuancë kafe e çelët me tone të kuqërremta.
- Afrohet estetikisht me drurin e qershisë.
- Gradient linear ngjyrash natyrale.
- Elemente të lehta të strukturës së drurit.
- I përshtatshëm për stile klasik-moderne.
- Sipërfaqe ST12 Omnipore Matt.
- Ndjesi mat dhe natyrale në prekje.
- Pamje elegante dhe autentike.
- Ideale për mobilieri dhe interierë të ngrohtë.





