Përshkrimi
EGGER MDF PERFECT SENSE U599 PM Indigo Blue
EGGER MDF PERFECT SENSE U599 PM Indigo Blue është një dekor blu shumë i errët me karakter elegant dhe modern, pjesë e paletës ekskluzive “Nearly Black”. Ky ton i thellë krijon ambiente sofisticuara dhe luksoze. Duke sjellë një alternativë moderne ndaj ngjyrës së zezë klasike.
U599 Indigo Blue kombinohet në mënyrë perfekte me drurë të errët si arra natyrale. Duke krijuar kontraste elegante dhe ambiente të ngrohta e premium, veçanërisht në mobiliet e dhomave të ndenjjes dhe interieret moderne. Kur kombinohet me materiale si betoni, çeliku ose elemente metalike, krijon një estetikë industriale dhe bashkëkohore me karakter të fortë vizual.
Ngjyra e thellë blu “Nearly Black” ofron një efekt vizual të sofistikuar dhe më të butë se e zeza absolute. Duke e bërë ideale për mobilie moderne, kuzhina premium, garderoba dhe ambiente komerciale elegante.
Sipërfaqja PM PerfectSense Premium Matt i jep dekorit një efekt ultra mat me reflektim minimal të dritës dhe një qetësi unike të sipërfaqes. Kur përdoret mbi MDF ose laminat, kjo teknologji krijon një pamje shumë të rafinuar dhe premium si në aspektin vizual ashtu edhe në prekje.
Falë teknologjisë anti-fingerprint, sipërfaqja minimizon dukshëm gjurmët e gishtërinjve dhe ruan estetikën elegante edhe në përdorim intensiv. Kjo e bën U599 Indigo Blue të përshtatshëm edhe për ambiente publike dhe hapësira me trafik të lartë.
MDF EGGER PERFECT SENSE PREMIUM MATT U599 Indigo Blue është zgjedhja ideale për projekte moderne ku kërkohet thellësi ngjyrash, elegancë premium dhe një estetikë “Nearly Black” me karakter unik.
Karakteristikat kryesore:
- Blu shumë e errët me efekt “Nearly Black”.
- Alternativë elegante dhe moderne ndaj së zezës.
- Kombinohet perfekt me drurë të errët dhe arra natyrale.
- Ideal për ambiente moderne dhe stil industrial.
- Sipërfaqe PM PerfectSense Premium Matt.
- Efekt ultra mat me reflektim minimal të dritës.
- Pamje premium dhe ndjesi elegante në prekje.
- Teknologji anti-fingerprint për mirëmbajtje më të lehtë.
- I përshtatshëm për ambiente publike dhe përdorim intensiv.
- Ideal për mobilie moderne dhe interier luksoz.
- NCS 8005-R80B.
- RAL 5004.





