Përshkrimi
MELAMINE EGGER U665 ST9 Stone Green
MELAMINE EGGER U665 ST9 Stone Green është një dekor me nuancë të zbehtë gjelbër-gri. I frymëzuar nga natyra por me një karakter të qartë teknik dhe modern. Falë përqindjes së lartë të gri-së, kjo ngjyrë duket më e ftohtë, e rezervuar dhe shumë e balancuar. Duke e bërë ideale për dizajne bashkëkohore minimaliste.
U665 Stone Green është veçanërisht i përshtatshëm për sipërfaqe të mëdha mobiljesh ose elemente të plota arkitektonike. Ku kërkohet një estetikë e qetë dhe uniforme. Ai kombinohet natyrshëm me drurë të çelët, duke krijuar një ndjesi organike. Ndërsa në kontrast me të bardhën natyrale ose të zezën sjell një pamje shumë moderne dhe të sofistikuar.
Ky dekor është një zgjedhje ideale për kuzhina moderne, mobilie të integruara, zyra dhe ambiente komerciale ku kërkohet një atmosferë profesionale, e qetë dhe vizualisht e pastër.
Sipërfaqja ST9 Smoothtouch Matt i jep U665 Stone Green një ndjesi të butë, uniforme dhe velvet mat, duke rritur karakterin e tij modern dhe të rafinuar. Kjo sipërfaqe krijon një pamje të qetë vizuale dhe një përvojë të këndshme në prekje.
MDF EGGER U665 Stone Green ST9 Smoothtouch Matt është zgjedhja ideale për projekte interieri që kërkojnë minimalizëm, natyralitet të kontrolluar dhe estetikë moderne me karakter teknik.
Karakteristikat kryesore:
- Gjelbër shumë e zbehtë me përmbajtje të lartë gri.
- Estetikë e ftohtë, teknike dhe moderne.
- Ideale për sipërfaqe të mëdha dhe mobilie të plota.
- Kombinohet me dru të çelët, të bardhë dhe të zezë.
- Sipërfaqe ST9 Smoothtouch Matt.
- Efekt velvet mat me ndjesi të butë.
- Pamje uniforme dhe minimaliste.
- E përshtatshme për zyra dhe ambiente profesionale.
- Dizajn modern dhe i rezervuar.
- NCS 7005-B50G.






