Përshkrimi
MELAMINE EGGER U604 ST9 Reed Green
MELAMINE EGGER U604 ST9 Reed Green është një dekor me nuancë të gjelbër-gri të ftohtë. I frymëzuar nga natyra dhe koncepti i qëndrueshmërisë në dizajnin bashkëkohor. Ky ton i balancuar dhe i rezervuar sjell qetësi vizuale dhe një estetikë moderne. Duke u përshtatur lehtësisht në projekte interieri me karakter minimalist dhe natyral.
U604 Reed Green është një nga nuancat më të sofistikuara të gjelbërta të zbutura. Ku përmbajtja gri i jep një karakter teknik dhe elegant. Në kombinim me drurë me tonalitet mesatar deri të errët, krijon ambiente të ngrohta dhe natyrale, ndërsa me drurë të çelët sjell një ndjesi freskie dhe lehtësie vizuale.
Ky dekor është ideal për konceptet e Biophilic Design, ku natyra integrohet në hapësirë përmes ngjyrave të balancuara dhe materialeve organike. Ai funksionon në mënyrë të shkëlqyer në kuzhina moderne, mobilie të integruara, zyra dhe ambiente komerciale.
Sipërfaqja ST9 Smoothtouch Matt i jep U604 Reed Green një pamje të butë, uniforme dhe velvet mat. Duke rritur ndjesinë e qetësisë dhe modernitetit. Kjo strukturë e bën dekorin shumë të këndshëm si në prekje ashtu edhe në aspektin vizual.
EGGER PERFECT SENSE U604 Reed Green ST9 Smoothtouch Matt është zgjedhja ideale për projekte interieri që kërkojnë natyralitet të rafinuar, qetësi vizuale dhe dizajn modern të qëndrueshëm.
Karakteristikat kryesore:
- Gjelbër-gri e ftohtë me estetikë natyrale.
- E frymëzuar nga Biophilic Design dhe qëndrueshmëria.
- Kombinohet me drurë të çelët, mesatarë dhe të errët.
- Ideale për ambiente moderne dhe minimaliste.
- Sipërfaqe ST9 Smoothtouch Matt.
- Efekt velvet mat me ndjesi të butë.
- Pamje uniforme dhe elegante.
- E përshtatshme për mobilie dhe hapësira komerciale.
- Estetikë e qetë dhe e balancuar.
- NCS 5010-G30Y.
- RAL 7033.
- Pantone 5635U.





