Përshkrimi
MELAMINE EGGER PERFECT SENSE H3180 TM37 Brown Halifax Oak
MELAMINE EGGER PERFECT SENSE H3180 TM37 Brown Halifax Oak është një dekor druri me tonalitet kafe të errët, i frymëzuar nga estetika koloniale klasike. Ai sjell një ndjesi të fortë ngrohtësie dhe autenticiteti në hapësirat e brendshme. Duke krijuar ambiente elegante dhe me karakter të theksuar.
Pamja e H3180 Brown Halifax Oak karakterizohet nga çarje të thella dhe të errëta, tipike për serinë Halifax. Këto detaje krijojnë kontraste shumë të bukura kur kombinohen me tone të zeza ose dizajne “Black”. Duke rezultuar në një estetikë moderne, të fuqishme dhe të sofistikuar.
Falë teknologjisë XL repeat, modeli i çarjeve përsëritet më rrallë. Kjo e bën dekorin ideal për sipërfaqe të mëdha, duke ruajtur natyralitetin dhe duke shmangur efektin artificial të përsëritjes.
Sipërfaqja TM37 PerfectSense Feelwood Rift Matt kombinon strukturën e sinkronizuar me një efekt mat të thellë. Duke ofruar një ndjesi shumë realiste dhe autentike të drurit në prekje dhe pamje.
Teknologjia anti-fingerprint e bën këtë dekor shumë praktik për përdorim të përditshëm. Sidomos në sipërfaqe të errëta, ku zakonisht shenjat janë më të dukshme. Kjo e bën atë të përshtatshëm edhe për ambiente publike dhe hapësira me përdorim intensiv.
H3180 Brown Halifax Oak është zgjedhja ideale për mobilie moderne, ambiente elegante dhe projekte ku kërkohet një kombinim mes natyralitetit të fortë dhe teknologjisë premium.
Karakteristikat kryesore:
- Pamje druri kafe e errët me stil kolonial.
- Çarje të thella Halifax për kontraste të forta vizuale.
- Kombinohet me tone të zeza dhe dizajn modern.
- Teknologji XL repeat për sipërfaqe të mëdha.
- Sipërfaqe TM37 PerfectSense Feelwood Rift Matt.
- Efekt mat i thellë dhe ndjesi shumë realiste.
- Teknologji anti-fingerprint për përdorim praktik.
- Ideal për mobilie dhe ambiente me përdorim intensiv.
- Me drejtim (ujrash).
- Vetëm për aplikim vertikal.





