Përshkrimi
COMPACT LAMINATE EGGER F311 ST87 Ceramic Anthracite
COMPACT LAMINATE EGGER F311 ST87 Ceramic Anthracite ofron një interpretim shumë realist të sipërfaqes qeramike. Duke sjellë një estetikë moderne dhe premium në dizajnin e brendshëm. Me tonalitetin e tij të errët dhe të ngrohtë, ky dekor krijon një atmosferë elegante dhe të fuqishme vizuale. Duke u bërë zgjedhje ideale për kuzhina bashkëkohore dhe projekte interieri me standard të lartë.
Pamja e F311 Ceramic Anthracite harmonizohet në mënyrë të shkëlqyer me drurë të çelët dhe natyralë. Si dhe me ngjyra uni neutrale. Këto kombinime krijojnë kontraste të rafinuara dhe të balancuara, duke i dhënë hapësirës thellësi dhe karakter modern. Efekti vizual i materialit e bën atë shumë fleksibël në aplikime të ndryshme dizajni.
Struktura sipërfaqësore ST87 Mineral Ceramic i jep dekorit një përfundim qeramik autentik, me një ndjesi të lehtë të ashpër dhe efekt mat–shkëlqim të kontrolluar. Ky kombinim rrit realizmin e sipërfaqes dhe krijon një ndjesi materiale shumë të afërt me qeramikën reale, duke e bërë dekorin të duket dhe të ndihet premium.
F311 Ceramic Anthracite është një zgjedhje ideale për pultet e kuzhinës, mobilie funksionale dhe elementë të brendshëm ku kërkohet një karakter i fortë material, rezistencë vizuale dhe estetikë moderne.
Karakteristikat kryesore:
- Pamje qeramike autentike dhe moderne.
- Tonalitet i errët elegant dhe i ngrohtë.
- Kombinohet me drurë të çelët dhe ngjyra neutrale.
- Strukturë ST87 Mineral Ceramic me efekt mat–shkëlqim.
- Ndjesi e lehtë e ashpër dhe sipërfaqe realiste.
- Pamje premium dhe shumë bashkëkohore.
- Ideal për kuzhina dhe mobilie funksionale.
- Me drejtim (ujrash).




