Përshkrimi
BANGO EGGER H1181 ST37 Tobacco Halifax Oak
BANGO EGGER H1181 ST37 Tobacco Halifax Oak është një dekor druri shumë autentik. I karakterizuar nga nyje të theksuara dhe çarje natyrale që i japin një pamje të fuqishme dhe reale. Ky stil përmbush kërkesën për natyralitet në hapësirat moderne të jetesës. Duke krijuar ambiente me karakter dhe identitet të veçantë.
Pamja e H1180 Natural Halifax Oak kombinohet në mënyrë të shkëlqyer me materiale moderne si metal, xham dhe gur. Çarjet e errëta në dekor theksohen veçanërisht bukur kur përdoren me tonalitete të zeza ose dekorë “Nearly Black”. Duke krijuar kontraste elegante dhe një estetikë bashkëkohore të sofistikuar.
Falë teknologjisë XL repeat, modeli i drurit përsëritet më rrallë. Duke e bërë këtë dekor ideal edhe për sipërfaqe të mëdha pa humbur efektin natyral. Kjo rrit realizmin vizual dhe shmang përsëritjen artificiale të modelit.
Struktura sipërfaqësore ST37 Feelwood Rift e sinkronizuar përforcon ndjesinë e drurit të vërtetë në prekje. Duke theksuar relievin natyral dhe duke i dhënë sipërfaqes një karakter të fortë dhe autentik.
H1180 Natural Halifax Oak është zgjedhja ideale për mobilie moderne, kuzhina dhe projekte interieri ku kërkohet një pamje natyrale, e fortë dhe e përjetshme.
Karakteristikat kryesore:
- Pamje druri shumë autentike me nyje dhe çarje të theksuara.
- Kontraste elegante me tone të zeza dhe “Nearly Black”.
- Kombinohet me metal, xham dhe gur.
- Teknologji XL repeat për sipërfaqe të mëdha pa përsëritje të shpeshtë.
- Strukturë ST37 Feelwood Rift e sinkronizuar.
- Ndjesi reale dhe reliev natyral në prekje.
- Interior Match me dyshemenë EPL159.
- Ideal për mobilie dhe ambiente moderne.
- Me drejtim (ujrash).




