BANGO EGGER F302 ST87 Ferro Bronze

F302 Ferro Bronze – pamje hekuri të vjetëruar me nuanca bakri e bronzi, efekt metalik realist dhe sipërfaqe ST87 me kombinim mat–gloss.

Transport Ne Gjithe Shqipërinë

  • Vetem Cilesi Europiane
  • Transport i Shpejte
Pagesa te sigurta me ne

EGGER F302 ST87 Ferro Bronze
BANGO EGGER F302 ST87 Ferro Bronze

Përshkrimi

BANGO EGGER F302 ST87 Ferro Bronze

BANGO EGGER F302 ST87 Ferro Bronze është një dekor me karakter të fortë industrial që riprodhon në mënyrë autentike pamjen e një sipërfaqeje hekuri të vjetëruar. Kombinimi i nuancave bakri dhe bronzi krijon një efekt metalik shumë realist. Duke i dhënë çdo hapësire një identitet unik dhe bashkëkohor.

Pamja e veçantë e F302 Ferro Bronze karakterizohet nga një rrjedhë e çrregullt e dekorit. E cila e bën sipërfaqen të duket më natyrale dhe dinamike. Ky efekt vizual e bën produktin ideal për ambiente moderne, industriale apo loft. Ku kërkohet një stil i guximshëm dhe me personalitet.

Një nga avantazhet kryesore të F302 Ferro Bronze është fleksibiliteti në kombinim me materiale të tjera. Ai përshtatet në mënyrë perfekte me dekore druri në nuanca rëre apo natyrale. Duke krijuar një kontrast të ngrohtë dhe të rafinuar. Ky kombinim balancues mes metalit dhe drurit sjell harmoni dhe elegancë në çdo projekt interieri.

Struktura ST87 Mineral Ceramic i jep këtij dekorit një dimension shtesë realizmi. Kombinimi i elementeve mat dhe me shkëlqim krijon një efekt të pasur vizual dhe një ndjesi autentike në prekje. Kjo teksturë e avancuar e bën sipërfaqen të duket premium dhe të jetë e përshtatshme për përdorim të përditshëm në ambiente të ndryshme.

F302 Ferro Bronze është zgjedhja ideale për përdorim në mobilie, panele muri apo sipërfaqe pune. Duke shtuar thellësi dhe karakter në çdo hapësirë. Drejtimi i fibrave (me drejtim ujrash) kontribuon në një pamje më të natyrshme dhe të rrjedhshme të dekorit.

Karakteristikat kryesore:

  • Pamje autentike e metalit të vjetëruar (hekur, bakër dhe bronz).
  • Efekt industrial me rrjedhë të çrregullt për realizëm maksimal.
  • Kombinohet bukur me dekore druri në nuanca natyrale.
  • Strukturë ST87 Mineral Ceramic me efekt mat dhe shkëlqim.
  • Ndjesi reale në prekje dhe pamje premium.
  • I përshtatshëm për mobilie, panele dhe sipërfaqe pune.
  • Me drejtim (ujrash) për efekt më natyral.

Zgjidh F302 Ferro Bronze për të krijuar ambiente moderne, industriale dhe me karakter të veçantë.

Me Shume Informacion

Dimensions 410 × 60 × 3.8 cm
Gjeresia

60 cm, 92 cm